Kampioni Botëror Marko Bardi në Sarandë

584
Sigal

Nga datat 3-4 gusht 2013, në gjirin piktoresk “Bougainville bay Sarandë” (Gjiri që ka marrë emrin e lules karakteristike të qytetit, Bukoviles së famshme), është zhvilluar Festivali i Akuatikës. E veçanta e këtij festivali është pjesëmarrja e kampionit botëror në zhytje peshkimi, Marko Bardi. Zhytjet e këtij kampioni botëror për disa vite rresht janë filmuar dhe shfaqur për të pranishmit nëpërmjet një videoprojektor, por edhe shijuar prodhimet e detit që kampioni Bardo mundi të nxjerrë në tokë, falë aftësive të tij kampione në artin e peshkimit. Dhe jo pak, por në një zhytje mundi të nxjerrë mbi 80 kg peshk të llojeve dhe madhësive të ndryshme. E veçanta e këtij zhytësi është se nuk përdor bombola oksigjeni dhe preferon thellësitë e mëdha. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij Festivali sa të çuditshëm, edhe të mrekullueshëm, ka marrë pjesë edhe Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa. Të dy së bashku me kampionin botëror Marko Bardi, kanë dhënë një konferencë për shtyp, ku z.Bardi ka theksuar se, Shqipëria, ashtu si peizazhet fantastike e befasuese mbitokësore, po aq të mrekullueshme e të pasur ka edhe atë nënujore dhe eksplorimi i sajë do të thotë të zgjohet më shumë interesi rreth këtij vendi të vogël me pasuri përrallore dhe të pakrahasueshme. Kisha dëgjuar më parë nga eksploratorë të tjerë dhe mezi prisja ta shuaja kureshtjen, por ajo që pashë, sidomos në botën e nënujshme është me të vërtetë një përrallë mbretërore. Një botë nënujore me florë dhe faunë të panjohur, të shumëllojshme dhe të ushqyeshme, një turizëm botanik që rrallë të ndodh në jetë ta shijosh. Këto janë mbresat e mia për Shqipërinë mike dhe për Sarandën e bukur dhe them se në të ardhmen do të ketë edhe iniciativa të tjera për këto bukuri përrallore, jo vetëm me efekte eksploruese, por edhe promovuese. Nga ana e tij Kryebashkiaku i Sarandës, z.Stefan Çipa, pasi falënderoi në emër të tij dhe qytetarëve të Sarandës kampionin botëror Marko Bardi, nënvizoi se qyteti e sheh si kënaqësi pjesëmarrjen në këtë festival të një kampioni me përmasa si Marko Bardi, dhe për vet vlerën që sjell për Sarandën dhe turizmin e sajë, sidomos tani në pikun e sezonit turistik. Pra kjo vizitë është një vlerë edhe për faktin tjetër se kampioni Marko Bardi vjen për herë të parë në Shqipëri dhe këtë vizitë preferoi ta bëjë në qytetin e Sarandës. Pra hyn në historikun e turizmit të qytetit si një vizitë me vlerë të veçantë. Më tej Kryebashkiaku Çipa në konferencën për shtyp, informoi kampionin Marko Bardi për zhvillimet dhe resurset e shumta të Sarandës dhe se turizmi është në parametrat e pritshmërive, sidomos tek vizitorët e huaj, ku ka shumë që kanë thyer traditën e vizitës njëditore, por kanë preferuar të rrinë në qytet si në hotele, ashtu edhe në mjedise të turizmit familjar, pa shtuar këtu numrin e madh të të huajve që kanë blerë banesa në qytet dhe janë kthyer në banorë të respektuar të Sarandës. Por viti i ardhshëm, ka përfunduar z.Çipa, do të ketë ritme më të mëdha, pasi ky vit pati edhe efekte nga përurimi me vonesë i portit të terminalit të Sarandës me qëllim për ta përdorur me efekte elektorale, por ky vit pati edhe një plus, sepse qe viti i parë i skadimit të moratoriumit të skafeve. Saranda është sofra e mikpritjes dhe bujarisë dhe të gjithë e kanë provuar se vjen vizitor dhe ikën e mbetesh mik, ashtu si dhe ju z.Marko Bardi./ Agron Mema