Kamp refugjatësh në Shqipëri nga Britania? Zv/ministri: U rinovua marrëveshja e vitit 2003 pas Brexit

237
Sigal

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, theksoi sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare se nuk ka asnjë marrëveshje me Britaninë e Madhe për instalimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Ai tha se kjo marrëveshje është rinovimi i asaj të vitit 2003 e rinovuar me palëve për shkak të Brexit, duke shtuar se kjo është bërë edhe me vende të tjera europiane.

“Të vendosur për të forcuar bashkëpunimin me qëllim për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duke dëshiruar të përcaktojmë me anë të kësaj marrëveshje procedura të shpejta dhe të efektshme për kthimin e personave që nuk i përmbushin kushtet për të hyrë në territorin e Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut duke theksuar se kjo marrëveshje nuk parashikon të drejtat e këtyre tre vendeve që burojnë nga konventat për Mbrojtjen e të drejtave njeriut, statusin e refugjatëve, këshilli i i ministrave ka paraqitur kërkesën për ratifikimin e marrëveshjes mbi ripranimin e personave dhe protokollin zbatues të marrëveshjes.

Ky projekt akt propozohet të miratohet. Marrëveshja është nënshkruar në 8 korrik 2021 nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ajo e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.  Bashkëpunimi i deritanishëm është shumë i mirë. Bashkëpunimi i deritanishëm është shumë i mirë. Nga sektori i imigracionit në departamentin për kufirin dhe imigracionin në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit është punuar dhe analizuar në vëmendje fenomeni i emigracionit të parregullt të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

U vlerësua i nevojshëm rinovimi i këtij instrumenti juridik në fushën e ripranimeve. Pas daljes nga BE, qeveria britanike propozoi rishikimin e marrëveshjes ekzistuese të nënshkruar në vitin 2003. Marrëveshja është hartuar në bazë të nivelit humanitar mbi ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar. Palët do të zhvillojnë bashkëpunim teknik dhe operacional. Marrëveshja parashikon kategoritë e shtetasve të palëve kontraktuese, shtetasit e vendeve të treta dhe personat pa shtetësi. Protokolli parashikon kalimin në pikat kufitare. Në rastin e Shqipërisë për realizimin e kthimit është parashikuar aeroporti i Rinasit”, tha ai.

Mahila shpjegoi se nuk ka asnjë lloj mundësie që Shqipëria të kthehet në vend strehues të numrit masiv të emigrantëve, pasi kjo marrëveshje ka në fokus shtetasit shqiptarë.

“Asaj që doli në median britanike i është kthyer përgjigje shteruese. Kjo marëveshja ka ekzistuar që nga viti 2003 me të gjitha vendet e BE-së. Po të shikojmë marrëveshjen e vitit 2003 dhe marrëveshjen kuadër me BE janë të njëjtat parime. Kjo është marrëveshje model për administratën tonë, për mënyrën se si parashikon në detaje të gjitha veprimet që kryhen. Është marrëveshjen e ngritur mbi parimin e reciprocitetit për refugjatët dhe azilantët.

Nuk ka asnjë lloj mundësie të arrihet ajo që është merak i drejtë, që Shqipëria të kthehet vend strehues të numrit masiv të emigrantëve. Kjo marrëveshje ka të bëjë me shtetas shqiptarë, pastaj me ato të vendeve të treta. Që të detyrohemi ne si Shqipëri që të pranojmë një kërkesë. Nëse ky shtetas i vendeve të treta, ose është nisur nga Shqipëria ose ka pasur leje qëndrimi nga Shqipëria, këto janë rastet që merren në shqyrtim nga organet kompetente. Nuk ka asgjë që nuk do kalojë në procedurën e verifikimit. Vetëm atëherë kur janë kushtet, mund të kthehet në Shqipëri. Pjesa e tranzitit mund të ndodhë që shtetas të vendeve të treta që kërkojnë të kthehen në vendin e origjinës, Shqipëria ose vendet palë të kësaj marrëveshje marrin përsipër vetëm tranzitin. Përgjegjësinë që ato shtetas të shkojnë në vendin e origjinës e merr shteti që ka iniciuar operacionin”, deklaroi Mahila.