Kamioni rrëshqet në aksin Orikum-Dhërmi, qindra mjete bllokohen në Llogara

36
Sigal

Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një kamion ka bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik kilometrik.

Policia bën me dije se po punon për zhbllokimin e rrugës, ndërsa dyshohet se kamioni ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij ka bllokuar gjithë karraxhatën.

Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një automjet kamion dyshohet se ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës.