‘Kam frikë, por nuk dorëzohem’ / I riu që bëri xhiron e rrjeteve sociale

380
Sigal

Frenkli Ymeraj është i riu që bëri xhiron e rrjeteve sociale dy ditë më parë, pas thirrjes së tij ndaj policisë, gjatë protestës për vrasjen e të riut Klodian Rasha. “Po thyhen shtylla nuk po vriten njerëz”, tha ai mbrëmjen e 12 dhjetorit, ndërsa sot ishte sërish në protestë.

Frenkli tha për mediat se nuk është pjesë e asnjë force politike, por del për të kërkuar të drejtat. Pavarësisht incidenteve i riu thotë se nuk do të heq dorë, ndërkohë që nuk e fsheh frikën se protesta mund të shpërbëhet dhe i druhet frikës së shoqërimit nga policia.

Megjithatë, ai bën thirrje që edhe qytetarë të tjerë t’i bashkohen protestës, teksa thekson se kërkojnë ndryshimin e strukturës së policisë.

Bideda:  

Cili ka qenë motivi që të shty të dalësh në protestë?

Unë nuk jam anëtar i asnjë force politike. Unë i marr të gjitha informacionet e mia rreth protestës në rrjetet sociale.

Nuk jam shoqëruar asnjëherë, po kam frikë se më marrin na komisariat. Por e drejta nuk vjen pa e kërkuar.

Çfarë e mban gjallë këtë protestë?

Klodian Rasha ishte një person, i cili pësoi një fat tragjik dhe gjeti vdekjen. Ai është sot një simbol i dhunës nga policia e shtetit.

I druhesh faktit që protesta mund të shuhet?

Unë kam shumë frikë për shpërbërjen e protestës. Dhe jam shumë i bindur që ka të rinj si unë që nuk kanë frikë nga gazi lostjellës, por paraqiten që të kërkojnë të drejtat e tyre deri në fund. Shpresoj shumë që nga pamjet që shihni në rrjete sociale te revoltohen edhe më shumë njerëz dhe të dalin në protesta. Unë oficerët e policisë i shoh si njerëz, ata janë njësoj si ne. Por ata janë të kushtëzuar që tu binden urdhrave, por ne kërkojmë ndryshimin e administratës. Thirrja ime dhe të gjithë protestuesve të tjerë është për zotin Rama që të shkarkojë Ardin Veliun.