Sigal

Kalimi i qytetarëve dhe automjeteve në doganën e Kakavijes është bllokuar për shkak të palës greke.

Doganierët grekë thonë se ka defekt në sistemin e tyre kompjuterik. Për këtë arsye, radha e automjeteve në territorin grek që janë në pritje për të hyrë në Shqipëri, ka shkuar deri në 3 kilometra.

Nuk ka informacion se sa do të vazhdojë kjo situatë, e cila ka shkaktuar irritim te qytetarët të cilët po presin prej disa minutash në radhë kilometrike.