Kakavijë, bllokohen ilaçe kontrabandë

551
Sigal

Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë  e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë  ilaçe kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte  një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës  Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.