Johannes Hahn: I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do jetë në BE

530
Komisioneri për zgjerim në BE Johanes Hahn , ka hedhur poshtë deklarata e presidentit të KE-së Jean-Claude Juncker se nuk do të ketë zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konference për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdim i procesit të Berlinit, Hahn tha se i gjithë rajonit do jetë pjesë e BE.
“Pavarësisht deklaratës shpesh të cituar nga presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim, unë mund t’ju siguroj se Komisioni dhe institucione të tjera të BE-së duan të shohin tërë Ballkanin Perëndimor brenda BE”.
Komisionieri Hahn vlerësoi refromat e ndërmarra nga Shqipëria, ndërsa iu bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të lënë mënjanë mëritë dhe të bashkëpunojnë. Ai vlerësoi bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa i bëri thirrje politikanëve në Shkup të gjejnë rrugën e dialogut politik.
Ndërkohë shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati siguroi komisionerin e BE-së se Tirana zyrtare do bëjë gjithçka për të rritur bashkëpunimin rajonal, ndërsa u shpreh i gatshëm për vazhdimin e procesit të Berlinit. 
Sigal