Jo vetëm Tirana, probleme me pajisjet elektronike të identifikimit në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe disa qytete të tjera. Në shumë qendra s’ka nisur votimi

84
Sigal

Pavarësisht se qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00, në disa KZAZ nuk ka nisur ende procesi i votimit për kryebashkiakët e rinj. Pas problemeve të raportuara më herët për shkollën ‘Petro Nini Luarasi’, ku nuk punon pajisja e identifikimit, problematika të tilla janë hasur dhe në Elbasan, Shkodër dhe në disa qendra të Durrësit.

Po ashtu, probleme me pajisjen është raportuar dhe në Lezhë, ku në zaz 12/nr 737 nuk ka filluar votimi, ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në disa qendra të Fierit.