“Jo, jo. Unë asnjë lek nuk kam marrë prej tërmetit. Asgjë, asgjë”! Banorët në Ishëm, të lënë në harresë dhe në mjerim të plotë

166
Sigal

Tërmeti shkatërrues dhe pandemia e COVID-19 ka goditur rëndë shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve. Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Ishëm, të lënë në harresë dhe në mjerim të plotë gjatë pandemisë.

“Jo, jo. Unë asnjë lekë nuk kam marrë prej tërmetit. Tek kjo portë nuk ka ardhur askush me dhënë diçka për tërmetin. Asgjë, asgjë” , shprehet një banore në Ishëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha ishte sot në Ishëm ku u njoh nga afër me gjendjen e mjeruar të banorëve dhe të braktisur nga qeveria, e cila nuk ka bërë asgjë për t’i ndihmuar për të rekuperuar dëmet nga tërmeti.