Javën tjetër, Shkodra rrezikon sërish të përmbytet

167
Sigal

Megjithëse uji po tërhiqet me disa cm në ditë nga zona e Nënshkodrës, tri ditët në vijim nuk do të mjaftojnë në përmirësimin e situatës. E hëna sjell reshje mesatare dhe rrebeshe, kryesisht në veri të vendit, të cilat rrisin prurjet në lumenjtë e veriut. Duke shtuar këtu edhe temperaturat e larta që vijojnë gjatë gjithë periudhës me reshje, pritet shkrirje e një sasie të konsiderueshme e dëborës në zonat malore deri në një mijë metra; Në zonat më të larta dëbora reziston edhe kësaj jave.

Një faktor shtesë në këtë ngjarje atmosferike janë reshjet me intensitete të larta në Malin e Zi, ku një pjesë e mirë e tyre ushqen liqenin e Shkodrës, duke penguar në këtë mënyrë largimin e ujit nga zonat e përmbytura.