‘Janë vjedhur 7 shtëpi’, Berisha bën denoncimin: Hajdutët bëjnë kërdinë në Bërxullë, narkoshteti është i tyre

303
Sigal

Ish- Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ mesazhin e një qytetari i cili i shkruan për situatën në të cilën ndodhet rendi dhe siguria ne fshatrat e Tiranës.

“Janë vjedhur 7 shtëpi, vetëm në Bërxull, pa llogaritur, Laknasin….U bëmë dy net që bëjmë roje në rrugë, duke kontrolluar çdo makinë nga ora 2 pas mesnatës deri në orët e para të mengjesit”, shkruan qytetari. Ndërkohë Berisha ka shoqëruar mesazhin e qytetarit me shenimin, “hajdutët bëjnë kërdinë në Bërxullë, narkoshteti është i tyre!”.

Ja postimi i plotë:

Hajdutët bëjnë kërdinë në Bërxullë, narkoshteti është i tyre!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Z. Berisha, në radhë të parë të uroj shendet. Po të bëj me dije se në Burzull nga dita hënë që lamë pas dhe deri të premten, Janë vjedhur 7 shtëpi, vetëm Bërzulli, pa llogaritur, Laknasin, Kasharin. U bëmë dy net që bëjmë roje në rrugët, duke kontrolluar çdo makinë nga ora 2 pas mesnatës deri në orët e para të mengjesit. Policia e Vorës është jashtë kontrollit, e gjithë policia e Vorës e lidhur me bandat që po terrorizojnë ka një jave Berxullin.

Gjendja është katastrofike. Z. Berisha ju lutem bejeni publike. Me respekt Vullneti.