“Janë më të zgjuarit, të na rrojnë”, qytetarët e revoltuar mbi vaksnimin selektiv: Propagandë

187
Sigal

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Vlora për procesin e vaksinimit, tha se të dielën do të vaksinohen personalitetet mbi 80-vjeç, përvec mjekëve dhe personave që qëndrojnë në shtëpitë e të moshurve.

Qytetarët në Fier janë shprehur të revoltuar mbi deklaratën e kryeministrit Rama duke thënë se e gjithë kjo është një propagandë dhe njerëzit e thjeshtë nuk duhen lënë jashtë.

 

“Ajo është diçka që shteti respekton ata që i kanë dhënë popullit dhe i kanë dhënë Shqipërisë. Duke filluar nga Moisiu i cili i ka dhënë shtetit. E çfarë i bën i shtuan dy vite më shumë. Njerëzit e thjeshtë nuk duhen lënë jashtë, po ky është vendimi i tyre.”, u shpreh një i moshuar.

“Është propagandë nga të gjitha anët. Dëgjo, ujku, ujk mbetet po zakonin nuk e harron.”, u shpreh një tjetër.

“Jam dakord 100%, ata janë më të zgjuar. Ata të na rrojnë!”, ironizoi një tjetër.

“Të na tregojë ku i merr një herë, pastaj të them un ty a do i bëj apo jo. Frika është, ça të na sëmuri nga e keqja”, u shpreh një qytetarë.

“Nuk është e drejtë, sepse ata janë të vlerësuar. Jeta është e barabartë për të gjithë. Qoftë elektricist, qoftë hidraulik. Vaksinimin e vlerësoj, nëse është i certifikuar. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të larguar koronavirusin”, u shpreh një qytetar tjetër.