Ja tarifa e re vjetore për peshkatarët dhe mjetet e lundrimin në port

108
Sigal

Qeveria ka përcaktuar tarifat e pajisjes me autorizim për peshkatarët sipas kategorive të tyre. Referuar urdhërit të përbashkët midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, specifikohen tarifat e autorizimit të peshkimit çlodhës –argëtues, ku konkretisht, për peshkimin amator në ujërat e brendshme do të jetë 1 mijë lekë viti, për peshkimin amator bregdetar gjithashtu do të aplikohet tarifë e njëjtë prej 1 mijë lekë në vit. Ndërsa për peshkimin turistik për mjetet e lundrimit shqiptare dhe të huaja, do të paguhet 1 mijë lekë dita. Të ardhurat e gjeneruara nga tarifa e autorizimit të peshkimit çlodhës-argëtues do të derdhen në buxhetin e shtetit apo në njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me autoritetin  përgjegjës që lëshon autorizimin për peshkim. Ndërkohë janë vendosur tarifa edhe për shërbimet që organizata e peshkimit ofron për një mjet lundrues dhe për personat që hyjnë dhe shfrytëzojnë portin ose qendrën e peshkimit. Për këtë kategori për anbëtarët e organizatës, tarifat variojnë nga 3 mijë lekë/ muaj për mjetet e peshkimit nën 20 metra deri në 8 mijë lekë në muaj për mjetet e peshkimit mbi 25 metra. Ambientet për zyra ofrohen me 2 mijë lekë m2/muaj dhe dhomat frigorferike 15 mijë lekë në muaj. Për ata që nuk janë anëtarë të organizatës, tarifat e sipërpërmendura dyfishohen. Të ardhurat e gjeneruara nga tarifat që organizata e peshkimit ofron për shërbimet për mjetet lundruese për anëtarët dhe personat që nuk janë anëtarë të organizatës do të përdoren në funksion të organizatës së peshkimit për investime  në infrastrukturën e transferuar dhe/ose për rritjen e shërbimeve të ofruara ndaj anëtarëve, sipas qëllimit për të cilin kjo infrastrukturë është transferuar pasi të ketë marrë më parë miratim nga ministri përgjegjës për peshkimin.