Ja si zhvaten 178 mijë shqiptarë me mbifaturime

701
Kompania telefonike “Albtelekom”, blerë prej kompanisë turke “Çalik Holding”, për shkak të terrenit të krijuar prej shtetit shqiptar, po vazhdon abuzimet. Se si u shit prej shtetit shqiptar dhe se si u ble “Telekom” shqiptar prej kompanisë “Çalik Holding”, kjo “histori” korrupsioni e pazaresh të pista dihet e nuk mund të fshihet nga dosjet e shtetit shqiptar edhe pse drejtësia nuk po vepron, për të zbardhur këtë krim ekonomik, me suport korrupsionin e krerëve të lartë të politikës! E mbrojtur nga shteti shqiptar, kompania telefonike “Albtelekom”, po abuzon me çmimet e bisedave telefonike, që kryejnë shqiptarët me jashtë shtetit. Çfarë ndodh? Nëse kryen një bisedë telefonike nga Shqipëria me një shtet tjetër, çmimi është 100-110% më i lartë se sa biseda, që një zhvillohet nga jashtë, në Shqipëri. Edhe pse “Albtelekom”, deklaron se ka marrëveshje bashkëpunimi me shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile, me vendet e tjera për rakordim dhe unifikim çmimesh të unifikuara, ky është vetëm një mashtrim që bënë “Albtelekom”. Shqiptarët që flasin nga Shqipëria në Itali, Gjermani, Francë, SHBA, Suedi, Australi, Francë, Austri, Danimarkë etj., me shërbimin telefonik fiks të “Albtelekom”, paguajnë të njëjtin impuls 2 herë më shtrenjtë se sa paguajnë shtetasit në këto vende kur flasin me Shqipërinë me të njëjtin shërbim. Kjo është një praktikë, që po ndodh prej vitesh afro 10 vitesh. Tarifat e “Albtelekom”, nuk miratohen prej Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe as prej Autoritetit të Konkurrencës, madje as prej Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Transport-Telekomunikacioneve. Përkundrazi, “Albtelekom” është lënë i lirë të abuzojë me tarifat, duke zhvatur shqiptarët. Kush ka guxuar të komunikoj me shërbimet telefonike të “Albtelekom”, ka rënë viktimë e zhvatjes së impulseve dhe çmimeve të larta. Një impuls nga Shqipëria në Angli, kushton 110% më shtrenjtë, se sa një impuls nga Anglia në Shqipëri, me të njëjtin shërbim telefonik me emrin “Albtelekom” (të unifikuar) i cili ofrohet në kooperim me shërbimet telefonike të vendeve të tjera. 
Shqiptarët, 178 mijë e 546 ankesa për vjedhjet nga “Albtelekom” po nuk i dëgjon askush!
Vetëm në periudhën janar 2014-prill 2015, qytetarët shqiptarë, kanë në zyrat qendrore të “Albtelekom”, në AKEP dhe në Ministrinë e Financave 178 mijë e 546 ankesa për abuzime nga ana e kompanisë “Albtelekom”, lidhur me shkeljen e kontratave të lidhura për shërbimet telefonisë fikse dhe të internetit, si të mos mbulimit me shërbim telefonik e interneti në mënyrë të rregullt. “Albtelekom” është përsëritës në praktikat e tij antiligjore në dëm të konsumatorëve shqiptarë, duke shkelur Ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve”. Ligji, në pikën 3 dhe 4 të nenit 40, parashikon që “faturat për shërbimet e telekomunikacionit shpërndarë konsumatorit, duhet të përmbajnë informacion të plotë për listën e numrave të telefonave të thirrur, kohën dhe zgjatjen e telefonatave të bëra, numrin e impulseve dhe çmimin total për periudhën e caktuar dhe tarifën fikse të impulsit”. Po ky ligj parashikon, që qytetari (konsumatori) të ketë të drejtën të kërkoj verifikim të konsumit që ka kryer në shërbimet e “Albtelekom”, sipas faturimeve që i bëhen nga kompania. Vetëm për shërbimin e internetit, ndaj “Albtelekom”, gjatë 4 muajve të parë të vitit 2015 janë bërë 46 mijë e 321 ankesa, mbasi “Albtelekom”, nuk u ka ofruar shërbim të rregullt e cilësor sipas detyrimit të parashikuar në kontratë dhe në vlerën e pagesës së bërë. Prej kompanisë abuzive “Albtelkom”, nuk u është dhënë asnjë përgjigje qytetarëve, madje janë denigruar me shpërfillje e asnjë dëmshpërblim
———————————
Në vitin 2014, janë ndërprerë 19 mijë kontrata interneti dhe 11 mijë kontrata telefoni fikse
Se sa korrekt ka qenë dhe është shërbimi i kompanisë “Albtelekom”, këtë e tregon ky fakt: Vetëm në vitin 2014, qytetarët shqiptarë kanë ndërprerë 29 mijë e 345 kontrata interneti dhe 11 mijë e 117 mijë kontrata telefonie fikse që kishin lidhur prej disa vitesh me kompaninë “Albtelekom”. Shkak ka qenë dhe mbetet mos respektim i i kontratës së nënshkruar mes palëve në katër drejtime: mungesë shërbimi 24 orë në internet. Mungesë gatishmërie për defektet e linjës së telefonisë fikse. Rritje çmimesh gjatë kontratës.mos sqarim për ankesat e bëra! Këto probleme vazhdojnë të jenë prezent në shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit prej kompanisë “Albtelekom”. Sipas burimeve të informacionit të gazetës “Telegraf”, në zyrat e kompanisë “Albtelekom”, vazhdojnë të vërshojnë kërkesa të shumta për ndërprerje kontratash. Ndërkohë, sipas një informacioni që disponojmë, janë 1890 ankesa nga dhe 893 padi në gjykatë nga bizneset kundër kompanisë “Albtelekom”, për abuzime në tarifa dhe faturime deri në 2 e 3 herë më tepër,. Po kështu, vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2015, janë bërë 9670 ankesa nga qytetarët për mbifaturime 70-150% të konsumit të impulseve në telefonin fikse.
Ja çmimi nga Shqipëria me jashtë
Shqipëri-Angli telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Bullgari telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Francë telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Greqi telefon Fiks+mobile: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Gjermani, Fiks+mobile: 18. 46 lekë/minuti 
Shqipëri-Kanada, Fiks+mobile: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Kosovë telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Kroaci, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Mali Zi, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Maqedoni, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Turqi, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-Zvicër, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Shqipëri-SHBA, telefon Fiks: 18. 46 lekë/minuti
Ja çmimi nga jashtë me Shqipërinë
Angli- Shqipëri, telefon Fiks: 35. 68 lekë/minuti
Bullgari- Shqipëri, telefon Fiks: 33. 45 lekë/minuti
Francë-Shqipëri, telefon Fiks: 31. 78 lekë/minuti
Greqi-Shqipëri, Fiks+mobile: 34. 91 lekë/minuti
Gjermani-Shqipëri, Fiks+mobile: 32. 55 lekë/minuti 
Kanada-Shqipëri, Fiks+mobile: 33. 73 lekë/minuti
Kosovë-Shqipëri, telefon Fiks: 38.87 lekë/minuti
Kroaci-Shqipëri, telefon Fiks: 31. 62 lekë/minuti
Mali Zi-Shqipëri, telefon Fiks: 30. 98 lekë/minuti
Maqedoni-Shqipëri, telefon Fiks: 33. 88 lekë/minuti
Turqi-Shqipëri, telefon Fiks: 33. 79 lekë/minuti
Zvicër-Shqipëri, telefon Fiks: 35. 69 lekë/minuti
SHBA-Shqipëri, telefon Fiks: 39. 72 lekë/minuti
Sigal