Ja si të veproni në raste gjobe, sekuestrimi apo heqje leje drejtimi

1057
Sigal

Nga Av.Altin Goxhaj

Njoftim për kundërshtimin gjobat, sekuestrimet dhe konfiskimet, heqjet e patentave:
Studio ligjore @Aga & Goxhaj law firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga)

– Ju kanë hequr leje drejtimin? Ju kanë bllokuar mjetin? Ju kanë gjobitur për shkak të shkeljes së orarit të lëvizjes? Doni të dini si të verponi?

– E vetmja rrugë për të zgjidhur problemin tuaj mbetet gjykata. Askush nuk duhet të dorëzohet por duhet t’i shkojë deri në fund çështjes pavarësisht se kostos fillestare nëse gjithmonë nuk e ndiqni vetë.

– Përpara se t’i drejtoheni gjykatës: Duhet të kërkoni t’ju japin vendimin e komisionit me vulë dhe firmë e të lexoni me kujdes në fund të vendimit se ku duhet të ankimoni vendimin, në gjykatë apo diku tjetër.

– Brenda afatit të përcaktuar në fund fare të vendimit ju duhet t’i drejtoheni gjykatës ose organit që kanë shkruar në vendim.

– Nëse nuk ankimoni vendimin në gjykatë ai do të mbetet në fuqi dhe sigurisht do të jeni pa leje drejtimi për 3 vite por edhe gjobën do t’a paguani.

– Më poshtë keni një shembull ankimi për të dorëzuar kërkesë padi në gjykatë në mënyrë që ju të kundërshtoni këto vendime.

– Nëse nuk dini t’a plotësoni ankimin shembull mbetet që të kontraktoni ndonjë avokat kundrejt pagesës që t’ju përpilojë kërkesë padinë dhe që t’ju përfaqësojë në gjykatë ose të kontraktoni studion tonë ligjore aga & goxhaj law firm për t’ju përliluar kërkesë padinë dhe për t’ju përfaqësuar në gjykatë.

– Duhet të ndërgjegjësoheni të gjithë, nuk është cështje shpenzimesh për hapjen e gjyqit por është cështje nderi dhe drejtësie.

– Mos harroni, me fitimin e gjyqit të gjithë shpenzimet për hapjen e gjyqit apo për zgjedhjen e avokatit do të keni mundësi t’i merrni sërish mbrapsht.

– E fundit, edhe nëse nuk keni humbur besimin tek gjykatat shqiptare, mos harroni gjykata strasburgut është ajo që ka për t’ju dhënë të drejtë të gjithëve.

– Ju mund të jeni beccheti rradhës kundra shtetit shqiptar.

-Çdo gjobë apo ndëshkim që keni marrë apo merrni gjatë kësaj kohe pse keni dalë në këmbë pa leje apo qarkulluar me mjet pa leje, ju njoftojmë që ka qenë e paligjshme pasi nuk ka qenë botuar kurrë më përpara të paktën deri në datën 10.04.2020 në Fletoren Zyrtare “fasha e orareve” të lëvizjes apo qarkullimit dhe ju nuk kishit arsye pse të ndëshkoheshit apo të paguanit gjobën. Fasha e orareve gjithmonë ka qenë e botuar në profilin e facebook të Kryeministrit dhe organet zbatuese i janë referuar facebook-ut të Kryeministrit dhe jo Fletores Zyrtare.

-Vetëm Fletorja Zyrtare është i vetmi burim ligjor nga shteti Shqiptar që njihet për publikimin e akteve me fuqi ligjore.