Ja si shpërdoron miliona euro nga taksat e qytetarëve Bashkia e Korçës

516
Sigal

Në shumë rrugë dhe rrugica të qytetit të Korçës po hapen kanale të reja për kanalizimet e ujërave të zeza. Por edhe në qytetet e tjera, kanë filluar punimet në ato sheshe, rrugë që vetëm kanë disa muaj, apo edhe 2-3 vite, që sapo u ndërtuan. Bashkitë asgjëkund nuk japin llogari, përveçse miratojnë tenderë dhe në mënyrë të drejtpërdrejta ua japin klientëve të vet, pavarësisht, se e bëjnë si Pinelopi i Lashtësisë greke, që bashkitë ndërtojnë sheshe dhe rrugë, e pastaj, pas një ndërkohe të shkurtër, sërish i prishin dhe sërish i rindërtojnë.

Ku shkuan 29.6 milionë euro investim nga kryebashkiaku Niko Peleshi?

Në periudhën kur bashkia e Korçës drejtohej nga Niko Peleshi u miratua projekti për ujësjellësin e qytetit të Korçës. Ky projekt u konkretizua në 2 faza dhe vlera totale sipas burimeve zyrtare kushtoi 29.6 milion euro. Të përfshirë në këtë vlerë ishte dhe sistemimi i kanalizimeve, i cili do prekte të gjithë lagjet e qytetit, sipas standardeve evropiane. Në dy vitet e fundit me rikonstruksionet e bëra në disa lagjeve të Korçës, vërehet se kanalizimet nuk ekzistojnë, (janë akoma kanalizimet e bëra në kohën e sistemit komunist). Rasti i fundit është lagjja 4, ku pushteti lokal po ndërhyn për rikonstrusionin e disa rrugëve në këtë zone dhe ku duket qartë mungesa e kanalizimve, të cilat po shtrohen vetëm ditët e fundit. Tani pyetja që lind natyrshëm: ku shkuan lekët, të cilat ishin caktuar për kanalizimin e këtyre lagjeve? Po lekët e sistemimit të kanaleve, që bashkia e Korçës po bën aktualisht, kush i paguan? Po lekët që taksapaguesit korçarë, të cilët kanë më shumë se 10 vjet po paguajnë në faturat për shkarkimin e ujit të përdorur në këto kanale, që nuk ekzistojnë (168 lekë të reja/muaj) ku shkojnë?

Bashkitë kanë rritur taksat duke i shumëfishuar ato ndaj qytetarëve

Thuajse të gjitha bashkitë këto 2 vitet e fundit kanë rritur të gjitha taksat, madje kanë shtuar edhe taksa të reja. Kështu është rritur shumë çmimi i ujit, edhe pse shumica e bashkive, dhe e para është Bashkia e Tiranës, e cila nuk u siguron qytetarëve ujin e pijshëm, por edhe me orar 2-3 orë në ditë, kanë rritur shumë edhe taksat për ndriçim, edhe pse ndriçimi mungon në të gjitha rrugët dhe rrugicat e lagjeve, taksa e gjelbërimit dhe e pastrimit, edhe pse pemët dhe lulishtet mungojnë në lagje dhe kazanët e mbeturinave rrinë me ditë të tëra plot, shumica e rrugëve dhe rrugicave të kryeqytetit janë të paasfaltuara, nuk janë bërë kanalizimet e ujërave të zeza, por edhe në shiun e parë, përmbyten rrugët dhe rrugicat, sheshet e qyteteve.