Ja si mund të pajiseni me EU Blue Card në Gjermani

506
Për akademikët dhe punëtorët e kualifikuar, EU Blue Card ofron qasje më të shpejt dhe më të lehtë në tregun e punës dhe mënyrën e jetesës në Gjermani. Diploma e kualifikuar dhe paga minimale e caktuar, janë dy dokumentet më të kërkuara për aplikim. Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, EU Blue Card lëshohet edhe në Gjermani dhe ofron shumë përfitime për mbajtësit potencial, përveç jetesës dhe punësimit, shkruan Huffington Post.
Përparësitë më të rëndësishme nga EU Blue Card, janë:
– Kushtet e barabarta të punës dhe pagës, sikurse qytetarët vendas
– Lëvizje të lirë përbrenda BE-së
– Të drejta sociale, si: ekonomike, kulturore, njerëzore, shëndetësore, dhe të edukimit
– E drejta për bashkim familjar
– Perspektivë për lejeqëndrim të përhershëm
Kushtet e punës dhe pajisjet e ofruara, për ju si punëtorë të kualifikuar, janë shumë motivuese për të praktikuar profesionin tuaj. Gjithashtu, e drejta për bashkim familjar është aspekt pozitiv, pasi që ju ndihmon të përshtateni më lehtësisht dhe të përqendroheni drejt integrimit në ambientin e ri.
Si mund të bëhet aplikimi për EU Blue Card
Në momentin që vendosni të aplikoni, ju mund ta bëni këtë në dy mënyra: drejtpërdrejtë në Ambasadën gjermane derisa ende jeni në vendin tuaj, apo të aplikoni fillimisht për vizë turistike ose punë-kërkuese. Sidoqoftë, në të dyja mënyrat do të keni qasje në procedurën e aplikimit për EU Blue Card.
Sigal