Ja si kryelaboranti i kokainës kolumbiane i shpëtojë TIMS në kufi

124
Sigal

Krahas hetimeve që po kryhen nga SPAK në lidhje me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, policia po gjurmon mënyrën e hyrjes së dy shtetasve kolumbianë në vendin tonë. Zamir Rodriguez dhe bashkëkombasi i tij nuk rezultuan të regjistruar në asnjë pikë kufitarë në vendin tonë. Për policinë mbetet ende e paqartë se si kanë kaluar në Republikën e Shqipërisë. Dyshohet që për të mos u zbuluar ata mund të jenë ndihmuar nga doganier apo punonjës të kufirit. Përsa i përket bashkëkombësit tjetër të Rodriguez ende policia nuk e ka një informacion të saktë për profilin e tij, por e ka të qartë se ai kishte ardhur në Shqipëri për të ndarë plehun organik me kokainën. Pavarësisht se asnjë prej të arrestuarve nuk kanë pranuar të kenë njohje apo lidhje me këto dy shtetas shpresa për policinë mbetet zbërthimi i bisedave telefonike. Përveç përgjimeve që janë kryer për 3 muaj, provë kyçe do të jenë edhe materialet që mund të gjenden në celulare. Plot 24 ton pleh organik artificial, brenda së cilës,- sipas dyshimeve të arsyeshme bazuar në prova- ndodhen rreth 430 kg kokainë ka mbërritur nga Kolumbia në Shqipëri në shtator të 2022. Më 25 nëntor 2022 SPAK përmes një konference deklaroi zbulimin dhe sekuestrimin e ngarkesës në banesën e ish kryetarit të komunës Frakull në Fier Viktor Çervanaku dhe arrestimin e 10 personave, ndërsa një shtetas u shpall në kërkim. Përfshirja e shtetasve kolumbian në tregtinë e kokainës në vendin tonë nuk është rastësi. Edhe në vitin 2015 hetimet me autoritetet e huaja zbuluan një grup criminal, të cilët për përpunimin e kokainës grupi Xibraka kishte kontraktuar dy shtetas kolumbian.