Ja si favorizohen me ligj miliarderët e naftës dhe nëntokës shqiptare

287
Sigal

Projektligji për BANKERS & ARMO dhe koha që SPAK të hapë pusetën e zezë të grabitjes kombëtare të miliarda USD nga ari i zi, si dhe hetimin e politikanëve, bankave dhe oligarkëve që vijnë era naftë

Ëngjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

“Bankers Petroleum”, me fitim kontabël me mbi 3.5 miliardë lekë, (35 milion $), por nuk paguan taksa. Ja mekanizmi që fsheh fitimet dhe pse u bllokua ligji, që ndalon abuzimet.

Në vitin 2019, qeveria miratoi një projektligj për ndryshime në regjimin fiskal të  hidrokarbureve, por këto ndryshime edhe pse jemi në 2022 nuk po miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili merret me qindarkat e hallexhinjve  dhe “harron” miliardat, që ikin në drejtim të paditur. Ja pjesë nga historiku i grabitjes së pasurisë kombëtare, që nis me marrëveshjen Albpetrol-Bankers dhe grabitqarët e tjerë nga viti 2004 dhe që vazhdon edhe sot…Institucionet e reja të drejtësisë dhe hetimit duhet të hapin këtë dosje,edhe pse pas saj fshihen drejtorë, ministra, kryeministra, oligarkë të rinj dhe të vjetër, falsifikatorë dhe trafikantë shqiptarë, të huaj apo të dyja palët së bashku.

Në vitin 2019-n, u prodhuan, 1.005 milion ton naftë, ku Banker Petrolium ka nxjerë 885.692,00 ton naftë  ose 88,13 % të  prodhimit total dhe 76.814,00 gaz shoqërues. Kompania nuk pagoi asnjë qindarkë tatim fitimi për naftën e nëntokës së Shqipërisë, pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe naftëtarëve që po sakrifikojnë dhe jetën në greva urie, pasi janë pa rroga dhe status të zbatuar.

“Bankers Petroleum”, eksportuesi më i madh në vend, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse më të madhe mbi tokë në Europë, atë të Patos Marinzës, ka rezultuar me një fitim kontabël prej gati 3.5 miliardë lekësh, sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet. Ky fitim do ta rendiste atë në vend të katërt ndër 10 më të mëdhenjtë. Por kompania nuk deklaron fitimin fiskal dhe si rrjedhojë, ajo nuk paguan tatimfitim. Burime nga Bankers pohuan se, bazuar në standardet e kontabilitetit, fitimet kontabël janë të ndryshme nga fitimet fiskale. Në bazë të marrëveshjes me qeverinë, shpenzimet kapitale llogariten brenda vitit dhe nuk shtrihen në disa vite, siç ndodh me kompanitë e tjera, çka bën që operatori të rezultojë me humbje fiskale. Burime nga kompania thanë se dalja me fitim fiskal do të varet nga ecuria e shpenzimeve dhe të ardhurave, që janë të lidhura me çmimet në tregjet ndërkombëtare. Që prej fillimit të aktivitetit, kompania nuk ka dalë asnjëherë me fitim sipas konceptit fiskal të aplikuar për kompanitë komerciale, që kanë përfituar koncesione për shfrytëzimin e burimeve të naftës e gazit, që sipas marrëveshjes koncesionare do të duhet të tatohej me 50%. Rezultati tatimor i shoqërisë nuk llogaritet sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, por bazuar në Marrëveshjen e Hidrokarbureve lidhur midis Albpetrol sh.a. dhe Bankers miratuar në 2004-n, sipas së cilës, rezultati llogaritet pasi nga të gjitha të ardhurat të zbriten të gjitha shpenzimet operative, por edhe ato kapitale të bëra nga subjekti përfitues i koncesionit. Kompania vazhdimisht i ka shtyrë planet për të dalë me fitim, fillimisht si rrjedhojë e rritjes së rentës minerare në vitin 2010, në nivelin e 10% të prodhimit, më pas nga rënia e çmimeve të naftës. Bankers ka qenë vazhdimisht në konflikt me institucionet shtetërore, si Tatime e Dogana dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve të Natyrës (AKBN), të cilët e kanë hetuar për evazion fiskal dhe fryrje të shpenzimeve kapitale, me qëllim mospagimin e tatimfitimit. Në vitin 2015, AKBN auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë, për të paguar më pak taksa në shtet.

Në fund të vitit 2015, duke u bazuar te raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers, duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Bankers e ankimoi Shqipërinë në Arbitrazh Ndërkombëtar, ndërkohë filloi të paguante gradualisht gjobën. Por, në vitin 2018, Arbitrazhi vendosi pro Bankers duke e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë 57 milionë dollarë, plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, në një total prej 60 milionë dollarësh. Së fundmi, një tjetër konflikt mes Bankers dhe qeverisë ishte për dyshimet për shmangien e të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë (holluesin), që përdoret në prodhimin e naftës bruto. Një gjobë prej 104 milionë lekësh (ose 1 milion USD) u pezullua në gusht 2019 nga ministrja e Financave, Anila Denaj, me argumentin se po shqyrtohet dosja për këtë kompani dhe ka ende problematika. Ndryshe nga Bankers, nënkontraktorët e tij kanë raportuar historikisht norma të larta fitimi. “Summer Drilling Services” (ish-SIMMONS EDECO) kishte një normë kthimi prej 12%, ndërsa vitet e mëparshme ky tregues arrinte derinë 50%. “CROSCO, naftni servisi d.o.o. – Dega Tiranë”, kishte një normë prej 36%. Një vit më parë, qeveria miratoi një projektligj për ndryshime për regjimin fiskal në sektorin e hidrokarbureve, i cili parashikonte dy ndryshime të rëndësishme fiskale:

Së pari, që edhe nënkontraktorët të tatoheshin me 50%, pasi Bankers kalonte një pjesë të shpenzimeve përmes tyre, meqë këto kompani tatoheshin me 15%.

Së dyti, kompanitë e prodhimit të naftës do të paguajnë tatimfitim menjëherë sapo realizojnë të ardhura dhe jo deri sa të kompensojnë investimet e tyre.

Por këto ndryshime ligjore kanë mbetur pezull dhe nuk dihet se kur do të miratohen.

Gazeta Telegraf do të publikojë pasqyrat e plota, dhe “lojën” e pistë të shfrytëzuesve të naftës, transportuesve, tvsh, akcizën, si importohej nafta për pompim dhe shitej në pikat e karburantit, shkatërrimet e shtëpive me pompimin e ujit të rëndë dhe kush i kolaudon matësit e nxjerrjes së karburanteve. Çështja e mjedisit është një kapitull tragjik , që po helmon gjakun e shqiptarëve.

 

 Në vitin 2015, AKBN auditoi bilancet e viteve të mëparshme të Bankers dhe doli në konkluzionin se kompania kishte rritur artificialisht shpenzimet me 300 milionë dollarë, për të paguar më pak taksa në shtet

02

ARMO: Kjo vjedhje e madhe. Si u grabitën në 11 muaj, 60 milionë euro taksa që duhej të shkonin në buxhetin e shtetit  

Prej dy javësh ARMO, rafineria e përpunimit të naftës në vend, ka mbyllur dyert për të disatën herë, duke lënë miliona euro detyrime të papaguara ndaj shtetit, një skemë e njohur kjo, që po përsëritet që prej vitit 2009, kur ARMO u privatizua. Sipas të dhënave të siguruara nga ‘Monitor’, për 11 muajt e këtij viti, sasia e naftës e përpunuar nga ARMO dhe e hedhur në treg ka qenë 156 mijë tonë (184 milionë litra, në bazë të dendësisë 1 ton = 1,180 litra), me një rritje të ndjeshme në krahasim me sasinë prej 11 mijë tonësh të përpunuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e ndjeshme e prodhimit, ka bërë që ARMO të zërë 30% të tregut të furnizimit me karburant në vend për periudhën janar-nëntor (për të njëjtën periudhë importet ishin 357 mijë tonë, me një rënie prej 23% me bazë vjetore). Për këtë sasi nafte të prodhuar, ARMO ka paguar akcizë në vlerën e 6.8 miliardë lekë, ose rreth 50 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare (shiko tabelën). Kompania është e detyruar të paguajë akcizën në momentin që hedh produktin për konsum, përndryshe nuk mund ta nxjerrë atë nga magazina doganore.

Së fundmi, një tjetër konflikt mes Bankers dhe qeverisë ishte për dyshimet për shmangien e të paktën 30 milionë euro detyrime akcizë për lëndën e parë (holluesin), që përdoret në prodhimin e naftës bruto. Një gjobë prej 104 milionë lekësh u pezullua në gusht 2019 nga ministrja e Financave, Anila Denaj.

Sipas legjislacionit në fuqi, momenti i pagesës së detyrimit të akcizës është hedhja për konsum e produktit. Shoqërimi i të gjitha procedurave të deklarimit bëhet nëpërmjet Dokumentit Shoqërues Administrativ, DSHA. Të gjithë subjektet, që përpunojnë produkte me akcizë detyrimisht pajisen me statusin e Depozituesit të Miratuar (Magazine Fiskale) nga administrata doganore (pra kur del nga prodhimi drejt magazinës fiskale, paguhet automatikisht akciza). Çdo subjekt duhet të garantojë detyrimet e akcizës me lëvizje prodhim depozitim. Deklarimi dhe pagesa online bëhet nëpërmjet modulit kompjuterik të instaluar pranë Operatorëve.Pasi del nga magazina fiskale dhe hidhet në treg duhen paguar taksat e tjera, TVSH, taksa e karbonit dhe e qarkullimit. Por, ARMO rezulton të ketë paguar vetëm akcizën dhe jo taksat e tjera, përfshirë TVSH-në që është 20%, ose rreth 13 lekë për litër, taksë qarkullimi fikse prej 27 lekësh për litër dhe taksë karburanti prej 3 lekë për litër. Në total, për 184 milionë litrat e hedhura në treg, ARMO nuk rezulton të ketë paguar të paktën 43 lekë për litër taksa, ose 7.9 miliardë lekë detyrime (rreth 60 milionë euro). Pra nga të paktën 110 milionë euro taksa që ARMO duhet të derdhte në shtet, ka paguar më pak se gjysmën.

Në fund të vitit 2015, duke u bazuar te raporti i Agjencisë së Burimeve Natyrore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bllokoi llogaritë e Bankers, duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë së bashku me gjobat. Bankers e ankimoi Shqipërinë në Arbitrazh, por filloi të paguante gradualisht gjobën.

Nafta e ARMO-s, ndërkohë është shitur në treg me çmim pakice të paktën 160 lekë për litër, në nivele vetëm 5-7 lekë për litër më të ulëta se nafta e importit. Ndërsa cilësia e karburanteve ka qenë dukshëm më e përkeqësuar që kur ARMO u fut në treg, teksa në rrugë u shtuan makinat, që nxirrnin tym të zi, duke ndotur cilësinë e ajrit. Që prej shtatorit të vitit 2016, Kompania Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A mori në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO dhe në fund të vitit të kaluar filloi përpunimin e naftës, sipas një kontrate të lidhur me prodhuesin më të madh të naftës në vend, Bankers Petroleum. IRTC rezulton e regjistruar offshore në ishujt britanikë Virgin. Kjo u cilësua nga qeveria në atë kohë si një marrëveshje e rëndësishme, që do të riaktivizonte prodhimin do të fuste të punonin punonjësit dhe do të rriste investimet. Por, pas një viti jemi kthyer sërish në pikën e fillimit. ARMO shfrytëzohet përmes qiramarrësve, nafta shitet me çmim tregu, taksat nuk paguhen, qiraxhinjtë zhduken, në pritje të një tjetri që do të përdorë të njëjtën skemë. Tatimet e doganat bllokojnë llogaritë e vënë sekuestro mbi kompanitë, por nuk arrijnë të marrin gjë. Ndërsa borxhi fiskal sa vjen e rritet. Tatimet publikuan së fundmi listën e kompanive debitore, ku rezultonte se ARMO dhe kompanitë që e kanë administruar atë kanë krijuar në vite rreth 33 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro) detyrime tatimore, të cilat me procesin e fshirjes zbritën në 13.2 miliardë lekë në fund të shtatorit 2017. Aktualisht, teksa ARMO është zhytur në një krizë edhe më të thellë. Në njoftimin e shitjes së aksioneve nuk përmendeshin emrat se cilët ishin blerësit shqiptarë dhe as qeveria shqiptare nuk ka bërë transparencë në këtë drejtim. Për 11 muajt e vitit 2017, ARMO rezulton të ketë prodhuar 156 mijë ton naftë, por ka paguar vetëm akcizë prej 50 milionë euro, ndërsa rezulton debitor për taksat e tjera (TVSH, taksë qarkullimi dhe karboni) për rreth 60 milionë euro të tjera.

Por, në vitin 2018, Arbitrazhi vendosi pro Bankers duke e detyruar qeverinë shqiptare t’i kthejë kompanisë 57 milionë dollarë, plus interesat dhe shpenzimet e gjyqit, në një total prej 60 milionë dollarësh

Historia e ARMO

-Në vitin 2008 ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve

-Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksionevetë AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën.

-Në 2014-2015, perms qiradhënies ARMO-n, e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling.

-Pas një periudhe disa mujore kuaktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjerët, me një fund pa lavdi.

-15% të aksionevetë ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.

 

Largimi i Amerikanëve nga ARMO: I kemi shitur aksionet. Përgjegjësi për krizën është miku i Ramës

Aksionerët e huaj të kompanisë offshore IRTC, e cila që prej shtatorit të kaluar ka në shfrytëzim rafinerinë e ARMO-s, kanë njoftuar zyrtarisht se kanë shitur aksione tek investitorët vendas shqiptarë. Ata lënë të kuptohet se kanë qenë të detyruar të shesin kuotat e tyre, ndërkohë që ia lënë përgjegjësinë e krizës së krijuar palës shqiptare, pasi pohojnë se që prej majit 2017 nuk janë marrë me administrimin e kompanisë IRTC. Përgjegjësi për krizën është miku i Ramës, që ka marëë menaxhimin e plotë ekonomik dhe financiar.