Ja si do të jetë moti javën që vjen

334
Sigal

Për ditët në vijim pas dy tre ditsh te freskëta dhe me reshje shiu, parashikimet jane se një valë të nxehti do te pushtojë pothuajse gjthë vendin tonë.

Ja parashikimi sipas SHMU.

Përshëndetje në këtë të diel!

Ditëve me reshje shiu do ti vijë fundi në javën që pritet të nisë. Ashtu sikundër ndodh në muajin Korrik, në vend do të hyjnë në qarkullim rrymat e nxehta Afrikane.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare në male. Era, gjatë gjithë kësaj jave do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë në tokë.

Në brigjet detare e veçanërisht në bregdetin Jonian, deri ditën e mërkurë era do të fitojë forcë gjatë orëve më të nxehta mesatare e hera herës e vrullshme.

Temperaturat si në tabelë, do të pësojnë rritjen e tyre më të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.

Ju urojmë një javë të mbarë dhe kujdes nga rrezet forta të diellit gjatë orëve të mesditës!