Sigal

Bashkia e Pukës ka dhënë një informacion zyrtar mbi situatën e vështirë që u është krijuar sot fermerëve të disa fshatrave të saj.

“Sot rreth orës 7:30 të mëngjesit, fshati Rrape në Pukë është përfshirë nga një stuhi breshëri në përmasa të frikshme. Sipas banorëve, reshjet intensive të breshërit kanë zgjatur për rreth dhjetë minuta. Për pasoja janë shkaktuar dëmë kolosale në bujqësi. Të gjithë të mbjellat, përfshrë dhe frutorët e farogjerët kanë pësuar dëmtime masive dhe të parikupërueshme.

Bashkia Puka ka ngritur një grup pune për identifikimin e dëmeve në terren. Deri tani rezulton se në fshatin Memaj janë dëmtuar 10 dynymë të mbjella me miser dhe fasule, 1 dynym perime, 5 dynymë pemëtari dhe vreshta.

Në fshatin Rrape janë dëmtuar 8 dynymë të mbjella me misër dhe fasule ,1 dynym perime, 7 dynymë pemëtari dhe vreshta,” përfundon njoftimi.