Ja përgjigjet e sakta për 34 mijë maturantët

253
Sigal

  Matura Shtetrore/ Dje u zhvillua provimi i parë i maturës për gjuhën e huaj në të gjitha shkollat shtetërore dhe private. Ja skema e saktë e vlersimit për variantet A, niveli B1 dhe B2, si dhe Varianti B, niveli B2. E gjithë teza e provimit përmban 60 pikë, 20 për pyetjet me zhvillim dhe 40 për pyetjet me alternativa

 

34 mijë maturantë zhvillojnë testin e gjuhës së huaj. Ja skema e vlerësimit për të gjitha variantet

Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan dje provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të gjuhës së huaj, i cili nisi në orën 10:00. Ndryshe nga viti i kaluar këtë herë pyetjet e provimit ishin edhe me zhvillim. Koha e vënë në dispozicion për zhvillimin e këtij provimi është 2 orë e 30 minuta. E gjithë teza e provimit përmban 60 pikë, 20 prej të cilave vijnë nga pyetjet me zhvillim dhe 40 të tjera nga pyetjet me alternativa.Nëse një maturant kapet me celular gjatë kohës së provimit, ai do të shkojë në sezonin e vjeshtës për të kryer provimet e Maturës Shtetërore. Sakaq, maturantët duhet të respektojnë distancën sociale gjatë procesit të votimit dhe nuk lejohen më shumë se 15 maturantë në një klasë. Maturantë të pyetur për “Telegraf” pohuan se testi kishte vështirësi të madhe.

Një nga problematikat  që privet të verifikohet në numrat në vijim është se një tezë të gjuhës angleze që kishte rënë edhe ishte dhënë një tekst ku flitej për rrjetet sociale dhe liderat e opinionit. Ndërkohë që Lideri i Opinionit është koncept që studiohet në shkencat e komunikimitdhe jo në gjimnaz.

Provimet e tjera do të zhvillohen 4 ditë diferencë ndërmjet njëra- tjetrës. Ato do të zhvillohen më  7 qershor Gjuha Shqipe, 11 qershor Matematika dhe 15 qershor Lënda me zgjedhje.