Ja kur nis dhe përfundon viti shkollor 2021-2022

1877
Sigal

Ministria e Arsimit bën më dije se viti shkollor për shkollat 9-vjeçare, do fillojë më 13 shtator të vitit 2021  dhe do të përfundojë më 8 qershor të vitit 2022. Ndërkohë gjimnazet do fillojnë mësimin më 13 shtator dhe do të përfundojnë më 15 qershor. Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në datat 9-30 qershor. Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Po ashtu edhe në arsimin profesional mësimi fillon në 13 shtator dhe mbaron në 20 maj 2022.

Ky vit shkollor ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online. Ndërkohë deri më tani nuk dihet se si do zhvillohet mësimi në sezonin e ri shkollor.