Ja çfarë ndodh me vaginën tuaj me kalimin e moshës

739
Këto ndryshime janë të vështira për t’u dalluar, por shumë serioze.
Sigurisht me kalimin e moshës mund të vini re shtimin e rrudhave në fytyrë, humbjen e kujtesës, uljen e metabolizmit, por nuk mund të dalloni me lehtësi se çfarë ndodh me vagjinën tuaj. Mirëpo ka shumë ndryshime që ndodhin dhe me të sidomos pas moshës 40-vjeçare.

Disa prej tyre mund të jenë thjesht të bezdisshme siç është thatësia dhe disa infeksione, ndërsa të tjerat mund të jenë më serioze.

a) Uterusi mund të bjerë në vaginën tuaj
Një nga ndryshimet që ndodh me kalimin e moshës mund të jetë prolapsi (rënia e uterusit ose rektumit në vaginë), thotë Timothy Ryntz, një asistent profesor klinikë i ndërhyrjeve gjinekologjike dhe urogjinekologjisë në Universitetin e Kolumbisë. Për femrat më prolaps të lehtë mund të ndihmojnë ushtrimet e quajtura Kegel.
Kohëzgjatja e trajtimit varet nga shëndeti i pacientit, por një mundësi është pasja e një mjekimi shtesë që përdoret dhe për trajtimin e infeksioneve dhe vendoset drejtpërdrejtë në vagjinë. Një mënyrë tjetër është ndërhyrja kirurgjikale që mund të çojë deri në histerektomia (heqja e mitrës dhe ndoshta edhe qafës së mitrës).

b) Vagina juaj mund të duket më e moshuar
Me kalimin e moshës lëkura e humb elasticitetin dhe rrudhat shtohen. Diçka e ngjashme ndodh dhe me vagjinën. Për pasojë rënia e hormoneve si rezultat i moshës nënkupton një humbje të elasticitetit në vaginë. Kjo njihet si atrofia vulvo-vaginale ose VVR. Muret e vagjinës bëhen më të holla dhe kjo mund të sjellë tharje dhe skuqje.
Në këtë rast ushtrimet Kegel nuk mund të ndihmojnë, por çdo lloj tjetër stimulimi i kësaj zone, duke përfshirë edhe zgjimin seksual, mund ta bëjë. Estrogjeni ndihmon për ta mbajtur lëkurën më të shëndetshme dhe elastike. Mjeku mund t’ju rekomandojë dhe ndonjë lloj kremi kundër tharjes vaginale ose t’ju japë estrogjen në rrugë orale.

c) Mitra dhe vagjina mund të tkurren
Si rezultat i rënies së nivelit të estrogjenit, uterusi mund të ndryshojë dhe madhësinë. “Pasi femra bëhet më e moshuar, uterusi ka tendencën të zvogëlohet,” thotë May Hsieh Blanchard, asistent profesor në departamentin e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave të riprodhimit në “University of Maryland School of Medicine”. Kjo merr kuptim jo shumë më vonë pasi ju jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
Sigal