Iu gjetën kubikë me kanabis, pranga 58-vjeçares në Skrapar

174
Sigal

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Skrapar, ndërkohë që në pranga është vënë një 58-vjeçare. Burime zyrtare nga policia bën se kubikët me drogë u gjetën në fshatin Gërmenjë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasen H. G., 58 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin E. G., 58 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”), banues në fshatin Gërmenjë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuara kannabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.