Iu gjetën armë e municione, arrestohet 26-vjeçarit në Tiranë

228
Sigal

Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi qarkullonte me armë zjarri gjatë oprë policore në kryeqytet.

Policia bën me dije se në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.