Iu dogj makina para shtëpisë, flet biznesmeni nga Lezha: Nuk jam njeri i problemeve

105
Sigal

Biznemeni Ndue Pjetrushi (Noshi) ka dhënë një prononcim për mediat pasi në orët e para të mëngjesit iu dogj makina tip “Benz”. 66-vjeçari tha se ka dëgjuar një shpërthim rreth orës katër, dhe kur ka dalë ka parë se makina që ndodhej janë oborrit të banesës kishte marrë flakë.

“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta. Nuk kam asnjë konflikt me askënd.

Të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.”, tha 66 vjeçari.

Njoftimi nga policia e Lezhës

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.