Ballina Aktualitet Iu bë atentat në hyrje të qytetit të Elbasanit, ndërron jetë te...

Iu bë atentat në hyrje të qytetit të Elbasanit, ndërron jetë te Trauma Ardian Çollaku

186
Sigal

Është rënduar bilanci i viktimave në atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Pas Lulzim Bitrit që mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes, ka ndërruar jetë dhe Ardian Subashi Çollaku.

Fillimisht ky i fundit u dërgua në gjendje të rëndë, por me shenja jete në spitalin e Elbasanit dhe nga aty, u nis për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Pikërisht, në këtë vend ka ndërruar jetë. Kujtojmë se Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Jo shumë metra larg vendit të krimit, në zonën e Metalurgjikut, policia gjeti një makinë tip “Volvo” duke u djegur, e cila besohet se i përket autorëve.

Sakaq, uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë perimetrin ku mendohet të kenë kaluar autorët, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Po kush është Ardian Çollaku?

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.
Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.