Italia në tragjedi/ Regjistrohen 627 viktima brenda 24 orëve

395
Sigal

Bilanci i viktimave dhe i të prekurve me koronavirus në Itali vazhdon të rritet. Numri i viktimave të koronavirusit në vendin fqinj mbërriti në 4.032 brenda katër javësh.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032. Gjithashtu janë edhe 4670 të prekur të rinj duke cuar numrin në total 37.860 nga virusi me origjinë nga Kina.

Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në buzë kolapsi, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.

Mjekët kinezë që kanë mbërritur dy ditë më parë në Milano për të ndihmuar thanë se masat e marra në Lombardi nuk ishin “të rrepta mjaftueshëm”.