Itali, zhvillohet Asambleja e Parë Komunitare Arbëreshe

588
Është mbajtur në Itali Asambleja e parë e Komunitetit Arbëresh. Në këtë aktivitet të rëndësishëm mori pjesë dhe ambasadori ynë në Itali, Neritan Ceka, ndërsa Asambleja u përqendrua tek vlerat e identitetit etnik, ruajta dhe trashëgimi në brezat e ardhshëm. Me qëllim njohjen reciproke mes të gjitha komuniteteve arbëreshe dhe ruajtjen e vlerësimit të tyre ndër breza, është organizuar në qytezën arbëreshe Shën Pali Shqiptar Asambleja e Parë e Përgjithshme e Komunitetit Arbëresh në Itali. Kryetarja e Bashkisë “Shën Pali Shqiptar” Anna Santamaria e konsideroi këtë event si një moment historik për të gjithë arbëreshët.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Romë, Neritan Ceka. Në territorin italian popullsia arbëreshe kapërcen rreth 100 mijë banorë e konsiderohen minoranca etnike. Gjatë Asamblesë së parë të Përgjithshme të komuniteteve arbëreshe u siglua “Karta e Qëllimit” si dhe u emërua komiteti përfaqësues i arbëreshëve të Italisë. Nuk munaguan gjatë këtyre dy ditëve këngët e vallet arbëreshe të performuara nga grupet folklorstike vendase.
Sigal