Itali/ Vazhdon rënia e viktimave në Itali, regjistrohen vetëm 323 viktima në 24 orët e fundit

298
Sigal

Italia shënoi sërish mbi 300 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Në total janë 323 viktima, një tregues që rënia është e ngadaltë.

Megjithatë ka një të dhënë shprese: vetëm një person pozitiv rezulton në 30 tamponë të bërë. Kurrë kjo e dhënë nuk ka qenë kaq e ulët.

Nga 2086 persona pozitivë, shumica janë në Lombardi. Më pas vjen Piemonte dhe Emilia Romagna.