ITALI- Sekuestrohen 90 kg drogë në një kamion me rroba, në pranga shoferi shqiptar

531
Sigal

Punonjësit e Policisë Financiare kanë sekuestruar sot 90 kg marijuanë në Portin e Ankonës. Mediat italiane raportojnë se droga ishte fshehur në bordin e një kamioni që kishte zbarkuar në Itali, ndërsa lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Ndërkohënë pranga ra drejtuesi i kamionit që transportonte rroba, një shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Mësohet se droga ishte fshehur në rimorkio, në 4 çanta, ndërsa ishte ndarë në 94 pako, e sipër tyre ishin vendosur rroba, të cilat kishin destinacion pjesën veriore të Italisë.