Itali/ Fshihte 25 kg heroinë e kokainë në qesen e plehrave, në pranga 25-vjeçari shqiptar Ja emri

595
Sigal

Një 25-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia
italiane, pasi i janë gjetur në banesë 25 kilogramë heroinë e kokainë. Nga
kontrolli i ushtruar në banesën e të riut Klodian Hakballa, i cili nuk ishte me
qëndrim të rregullt në Itali, policia e Livornos gjeti mbi 23.5 kg heroinë dhe
1 kg kokainë, dhe një material tjetër tip gaz lotsjellës.
Dyshimet e policisë lindën në momentin kur ai është parë
duke hyrë në një vilë private në Calzabigi.

Sipas
policisë italiane, lënda narkotike është gjetur e fshehur në një qese për
mbledhjen e mbeturinave.