Ismail Xhaferri: Në Lunxhëri, yjet shpesh braktisin qiellin

432
Sigal

NË LUNXHËRI

Përfund malit plot me lule,

Shtrihen fshatrat rradhë- rradhë,

Mjekra- bore e Koto Hoxhit,

Endet si një shall i bardhë.

 

Këngë e ujit në burime,

S’është muzike,po një magji,

Hëna nga supet e malit,

Derdh argjend në çdo avlli

 

. Vallë Lunxhit s’mbaron kurrë,

Fluturon me shpejt se era,

“Ç’nur që ka vallja lunxhiote”,

Na troket çdo ditë tek dera.

 

Këtu nata nuk bën gjumë,

(Sodit Lunxhin përmbi shpatë),

Yjet shpesh braktisin qiellin,

Fshihen në lule lofate.

 

Yjet shpesh braktisin qiellin,

Nga i pari tek i fundit

Bien si kokrra qershie.

 

Përmbi kostumet e Lunxhit.

Edhe bora zbret magjishëm,

Zbret si ëndërr në mëngjes,

Dhe në faqe manushaqesh,

Shkrin ngadalë e bëhet vesë.. ,

Sepse dorë e shenjtë e zotit,

Lunxhërinë e bëri ndryshe,

Ndryshe krojet,

kodrat,era,

Ndryshe vajzat dallëndyshe.

 

Kur vjen prilli mali Lunxhit,

Fustanin prej bore gris,

Vdesin lulet e bajames,

Çelin lulet e qershisë,

Përfund malit plot me lule,

Shtrihen fshatrat rradhe- rradhë,

Mjekra – bore e Koto Hoxhit,

Endet si një shall i bardhë.

Përfund malit plot me lule,

Shtrihen fshatrat rradhë- rradhë,

Mjekra- bore e Koto Hoxhit,

Endet si një shall i bardhë.

 

Këngë e ujit në burime,

S’është muzike,po një magji,

Hëna nga supet e malit,

Derdh argjend në çdo avlli.

 

Vallë Lunxhit s’mbaron kurrë,

Fluturon me shpejt se era,

“Ç’nur që ka vallja lunxhiote”,

Na troket çdo ditë tek dera.

 

Këtu nata nuk bën gjumë,

(Sodit Lunxhin përmbi shpatë),

Yjet shpesh braktisin qiellin,

Fshihen në lule lofate.

 

Yjet shpesh braktisin qiellin,

Nga i pari tek i fundit

Bien si kokrra qershie.

 

Përmbi kostumet e Lunxhit.

Edhe bora zbret magjishëm,

Zbret si ëndërr në mëngjes,

Dhe në faqe manushaqesh,

Shkrin ngadalë e bëhet vesë.. ,

Sepse dorë e shenjtë e zotit,

Lunxhërinë e bëri ndryshe,

Ndryshe krojet,

kodrat,era,

Ndryshe vajzat dallëndyshe.

 

Kur vjen prilli mali Lunxhit,

Fustanin prej bore gris,

Vdesin lulet e bajames,

Çelin lulet e qershisë,

Përfund malit plot me lule,

Shtrihen fshatrat rradhe- rradhë,

Mjekra – bore e Koto Hoxhit,

Endet si një shall i bardhë.