Ismail Kadare mbush sot 84 vjeç, urimi i Presidentit Meta: Shëndet e jetë të gjatë, suksese në krijimtarinë e tij të ngritur!

445
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uron gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, që feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se kjo është në datë e shënuar jo vetëm për Kadarenë dhe familjen e tij, por për mbarë kombin shqiptar.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur. 💐”, shkruan Meta.