Ismail H Xhaferri: U ngjit AKU-ja malit

563
Jo,mor jo, nuk kanë të sosur
Historitë e kësaj ane,
U ngjit AKU-ja malit 
Si shqiponjat partizane.
Nëpër malin e Sopotit 
Hip e zbrit në të përpjeta, 
Të gjobisin një bari
Që ka therur 2- 3 keca. 
Ec e ec deri sa mbërritën 
Mu në majën e Sopotit
Ku zbuluan një thertore 
Fare pranë shtëpisë së zotit
Një thertore more miq,
Majë malit me dëborë,
Mund të quhet padyshim, 
Si zbulimi shekullor.
Keca dhe qengjat e therur
Borë të bardhë si sapunë
Port bariu,fatziu 
S’kish licencë për këtë punë
Se të themi të vërtetën 
E t’i biem drejtë e drejtë
Që nga Vlora në Sopot 
S’gjen asnjë që s,ka licencë
Ndaj bariu mori gjobën 
Pa e bërë fjalën dy, 
Sepse qengjat për shëndetin,
S’kishin fare garanci.
Ndaj gjëmuan kontrollorët,
Hapej zëri nëpër hone,
S’mund të hajë qytetari, 
Mishin që nuk ka hormone!
Këto qengja qytetarit,
Mund t’i bëjnë dhe helmim, 
Se kanë pirë ujë dëbore,
Kanë ngrënë bar e trëndelinë!
Ç’na bëre Çoban, ç’na bëre!
Kjo nuk është thjeshtë një gafë, 
Nëse s’do ishe zbuluar, 
Do merrje njerëzit në qafë! 
Vështron bariu hutuar
Sipër mali,poshtë deti 
As për vete s’mund të theri
Pa pasur licencë nga shteti
Por e keqja u zbulua,
Por me punë, jo rastësisht,
Ndaj Saranda dhe Delvina,
Le të marrin frymë lirisht.
Dhe bariut këtë herë, 
I mbeti veç dopio gjashta,
Hani, or mish maqedonas,
Është pak më keq se kashta.
Hani pra gjithçka që shitet
Qumësht pluhur, mjaltë sheqeri, 
Sepse janë me licencë, 
Jo gjithnjë të zë kanceri.
Larg nga qengjat e Sopotit
Rritur nëpër shpate bore
Hani pulat e Brazili 
Që nga luftë e parë botërore 
Dhe për mishin e gomarit,
Le t’i biem drejt e drejt
Kur e ha të bërë sallam,
Ndihesh më inteligjent.
Jo mor jo, nuk kanë të sosur,
Historitë e kësaj ane. 
U ngjit AKU-ja malit. 
Si shqiponjat partizane!
Sigal