Ismail H. Xhaferri: Portrete pa maska

1012

Nëpër vite me stuhi,
Lule, o shoku Sali!
Jo, mor Jo, nuk plake ti.
Moshë e tretë të ka zili,
Nga mëngjesi në mëngjes
Si granatë pa siguresë!
Jozefina Topalli
Qaj, o parlamenti ynë,
Qaj, për shoqen Jozefinë,
Atë që sfidon rininë,
Edhe zjarr edhe benzinë!
Niko Peleshi
O more Niko Peleshi,
Po të them diçka te veshi,
Dhe patate duhet mbjellë,
Sepse është bukë dhe gjellë
Genci Ruli
Na iku Genci, o burra!
Nuk i shkonte më lëkura.
O Gjirokastra me vulë,
Si duron për Genci Rulë?
Nga këndes na u bë pulë!
Ministria e Mbrojtjes
Armët u shitën të gjitha,
Por ne prapë e bëjmë betimin,
Për atdheun, brof në këmbë,
Po të japë Olta kushtrimin.
Vajtimi i një bariu
Mbeta çobani me dele,
Me një shkop e me kallash,
Por e gjithë kopeja ime,
Vlen sa një kile hashash!
Mëhill Fufi
Doli marsi, hyri prilli,
Në PS erdhi Mehilli.
Më së fundi e kuptuam,
E kuptoi edhe Bufi,
Më e fortë u bë partia, 
Që kur erdhi Mëhill Fufi!
Sigal