Ismail H. Xhaferri: Një burrë shteti si Skënderbeu

942
Sot na duhet një burrë shteti
Që të keqen krejt ta shembim,
Që t’i japë secilit hakun,
Që të gjejë guri vendin.
Sot na duhet një burrë shteti,
Si në kohë të Skënderbeut,
Që në damarët e tij,
Të ushtojë emri atdheut.
Sot na duhet një burrë shteti,
T’i japë vendit ripërtëritje,
Që portat e Evropës,
Të mos shkojmë me zvarritje.
Sot na duhet një burrë shteti
Që nga populli të bekohet
Dhe kushtetuta e vendit,
Si Bibla të respektohet!
Sot na duhet një burrë shteti,
Duhet domosdoshmërish,
Që të zgjojë patriotizmin,
Që të jetë idealiste
Sot na duhet një burrë shteti,
Na duhet sërish Rilindje,
Si në kohën e De Radës,
Si në kohë të Frashëllinjve.
Sot na duhet një burrë shteti
Që të keqen mos ta falë,
Të zgjojë popullin nga gjumi,
Dhe t’i thotë gjakmarrjes ndal!
Sot na duhet një burrë shteti
Që t’i çojë punët mbarë,
Që mos ketë më monumente,
Për armiq e tradhtarë.
Sot na duhet një burrë shteti
Që të prijë Shqipërinë,
Dekoratat e Nishanit
Ti rikthejë për llamarinë.
Sot na duhet një burrë shteti,
T’i lëvizë dora e vula,
Drejtësia mos dënojë,
Veç ata që vjedhin pula!
Sot na duhet një burrë shteti
Që kudo para të çajë
Dhe gjithë brengat e atdheut,
Përmbi shpatulla t’i mbajë
Sot na duhet një burrë shteti,
I urtë e me trimëri,
Të tretet për Shqipërinë,
Jo për plaçkë e pasuri!
Sot na duhet një burrë shteti
Që të ngrihet, brof në këmbë,
Për të kthyer drejtësinë,
Të godasë me grusht të rëndë.
Sot na duhet një burrë shteti
Që të mos luftojë për vete,
Por na duhet dhe një popull,
Që të ketë shpirt proteste.
Sot na duhet një burrë shteti,
Ka nevojë toka ime,
Por na duhet dhe një popull,
Që mos ngopet m
Sigal