Ismail H.Xhaferri: Kokëkungujt

615
Sigal

Tek ne është fat të jesh kokëkungull,
Sepse të gjithë e quajnë vlerë,
Ndaj shumë kokëkunguj bëjnë përpara,
Ndaj shumë kokëkunguj bëjnë karrierë.

 

Të jesh kokëkungull ke të ardhme,
Dhe fati i madh kudo të pret,
Kokëkungull është kriteri bazë,
Të jesh në listë për deputet.

Vërtet kokëkungujt dinë shumë pak,
Po lidhen lehtë në çdo kapistër,
Nëse ti s’je një kokëkungull,
As mos shpreso të jesh ministër.

 

Është kohë e artë për gjithë kokëkungujt,
Që, natyrisht, nuk kanë shumë tru,
Por bëhen profesor doktor,
Dhe doktor shkencash gjithashtu.

Tek ne është fat të jesh kokëkungull,
Dhe fati i mirë ku nuk të të shpie,
Të bën politikan me emër,
Të bën dhe kryetar partie.

 

Të jesh kokëkungull është sukses,
Se je në mesin e kuvendit,
Dhe, natyrisht, populli ynë,
Do të besojë fatet e vendit.

 

Të jesh kokëkungull është provuar
Se është një privilegj i vjetër,
Ama për brezat që do vijnë,
Veç kungujve s’do lemë gjë tjetër.