Ishte shpallur në kërkim për “Falsifikimi të monedhave”, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan (EMRI)

176
Sigal

Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër shtetas të shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Në prangat e policisë ka rënë 49-vjeçari David Kallau për të cilin Gjykata kishte vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Forcave Operacionale në DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
D.K, 49 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, dhe ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.