Ishte shpallur i zhdukur disa ditë më parë, gjendet i pajetë 75-vjeçari pranë një përroi

45
Sigal

Pasi u largua nga banesa e tij më 27 maj dhe u shpall i humbur, autoritetet pas kontrolleve të ushtruara kanë gjetur pa shenja jete 75-vjeçarin, në Leskovik.

I moshuari është gjetur në afërsi të një përroi dhe nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 27.05.2024, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit L. Ç., 75 vjeç, banues në Leskovik, Kolonjë, ju informojmë se gjatë kontrolleve të ushtruara me qëllim gjetjen e tij, ky shtetas është gjetur i pajetë, në afërsi të një përroi. Nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.