“Ishte shokuese”, Ami e përlotur tregon kërkesën e babait të Dienës

683
Sigal

Diena Karanxha dhe vajza e saj 8-vjeçare, Eisela u përcollën për në banesën e fundit me fustane të bardhë, lajm të cilin e bëri të ditur dy ditë më parë Amarda Toska. Live për emisionin “Rudina”, Ami tregoi ditën e sotme se këtë kërkesë e bëri i ati i Dienës. E përlotur Ami tregoi se ishte një moment shokues për të pasi nuk e dinte që në dyqan kishin ardhur familjarët e Dienës.

“Jeta na vë para sfidave. Ditën e mërkurë pas asaj traume mësova kërkesën për të blerë fustanet e bardhë. Ngela për një moment. Thashë kush është ai që kërkon fustan për dasmë në një situatë të trishtë. Më thanë që nuk janë klient të zakonshëm, bëhej fjalë për Dienën dhe vajzën e saj. Në dyqan kishte ardhur i ati i Dienës. Porosia e të atit shkoi në vend. Donte të varroste tre breza bashkë. Ishte shokuese! Sot mora lajmin qe të tre brezat janë çuar në banesën e fundit”, u shpreh Ami.