‘Ishte shembur pallati komplet, ishte tmerr’, rrëfimi: Si nxorrëm të afërmit nga rrënojat

404
Sigal

Familja Vata ka humbur dy persona të afërm pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Femi Vata, që ka humbur gruan dhe nipin shprehet me lot në sy se kanë kaluar orë tmerri. Ndërsa Valmira Vata tregon sesi ka ardhur me shpejtësi dhe më tej si nxorrën të afërmit nga rrënojat.

Femi Vata: Kam në spital nusen e djalit dhe nipin. Kemi vëllanë e atij që ka mbetur nën rrënoja. Ka familjarë të cilëve nuk iu kemi treguar për tragjedinë. Te shkallët ishte plasur komplet. Ka pasur krisje të mureve fillimisht, e nuk erdhi asnjë grup, asnjë person. Çuam foto te komuna dhe nuk na kthyen asnjë përgjigje.

Valmira Vata: Unë jam e martuar në Lushnjë. Në 4 pa pesë ra tërmet, u tronditëm. Morëm në telefon këtu sepse e dija që këtu është situata e rëndë. Me bashkëshortin pastaj morëm makinën dhe jemi nisur direkt për këtu. Kur mora mamanë, ajo nuk m’u përgjigj. E kuptova që diçka nuk shkon, kurse më vonë më tregoi babai. Më tha se ishte shembur gjithçka dhe u nisëm. Kur erdha, që arritëm këtu, nusen e vëllait e nxorëm. Nipi i vogël kishte ngecur po ashtu dhe u nxor i fundit, i pajetë, e nxorëm ne. Mamaja ime vdiq gjatë rrugës në ambulancë. Fillimisht nuk na thoshin, kur erdhëm kuptuam gjithçka dhe i nxorëm të vdekur. Vëllai kishte ikur në Greqi, me 3-mujorëshin. Kishte shkuar në një sezon ullinjsh, që të kthehej për Vitin e Ri. Nuk ishte fati i mirë që ta gjente familjen ashtu siç duhej.