Ishte nisur për në Shqipëri, mbytet në brigjet e Barit rimorkiatori, ja sa persona kishte në bord

141
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e Barit. Mediat italiane shkruajnë se një rimorkiator i nisur nga Ancona me destinacion Shqipërinë është fundosur në det.

Dyshimet e para janë për pesë persona të humbur.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së mërkursës, në brigjet e Barit ku rimorkiatori “Franco P” u fundos rreth 60 milje larg bregut.

Shkaku dyshohet të jetë bërë deti i trazuar. “Sipas hetimeve fillestare rezultojnë të zhdukur 5 persona. Rimorkiatori ishte nisur drejt Shqipërisë”, shkruajnë mediat italiane.