Ballina Aktualitet Ishte kthyer në makth për banorët, nis shtrimi i rrugës që lidh...

Ishte kthyer në makth për banorët, nis shtrimi i rrugës që lidh 7 fshatra në Kavajë, pritet të përfundojë brenda korrikut

469
Sigal

Bashkia Kavaje ka nisur rehabilitimin e rruges Synej-Bago, rruge qe lidh 7 fshatra, e cila prej vitesh ishte kthyer ne problem shqetesues per banoret.

Rruga Synej-Bago 2.2 km ishte kthyer në makthin e banorëve dhe fermerëve të zonës, duke vështirësuar jetesën e tyre, pasi ishte bërë e pakalueshme.

Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i Bashkisë Kavaje, Redjan Krali, tha se tashmë e gjithë zona do të marrë frymë lirisht, pasi me këtë investim do të lehtësohet lëvizja e banorëve.

Rehabilimi i plotë i rrugës Synej-Bago ne Kavaje kap vleren 350 mije dollare dhe punimet pritet të perfundojne brenda muajit korrik.