Ishte infektuar me koronavirus, shërohet deputeti Adriatik Alimadhi: Testi doli negativ

285
Sigal

Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur sot se ai është shëruar nga COVID-19. Në një deklaratë, Alimadhi është shprehur se ai ka bërë testet e fundit dhe ka rezultuar negativ.

Tashmë Alimadhi pritet të lërë spitalin, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tregoi vetë me anë të një reagimi në Facebook, ku tha se ishte në gjendje të keqe bashkë me gruan e tij.

Prej më shumë se dy javësh deputeti i opozitës parlamentare ndodhet në spital dhe ka luftuar me COVID-19, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u fut në oksigjen.