Një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në shtegun për te Syri i Kaltër në Theth. 49-vjeçari dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
Një helikopter i Ministrisë se Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë.
Mësohet se viktima ka qenë duke vrapuar ne drejtim të Syrit të Kaltër në Theth kur papritur ka humbur jetën.






















