Ishte duke peshkuar/ Grepi bie në kontakt me tensionin e lartë, peshkatari pëson djegie në trup

112
Sigal

Një person është shtruar në spital pasi pësoi djegie në disa pjesë të trupi, teksa ishte duke peshkuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Voskopojë, Korçë, ku shtetasi A.S hodhi grepin e peshkimit, i cili ra në kontakt me telat e tensionit të lartë.

“Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.