Ishte duke kryer punime, bie nga tarraca e banesës dhe humb jetën 65-vjeçari në Tepelenë

164
Sigal

Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” në Tepelenë. Bëhet me dije se 65-vjeçari B.Z, ishte duke kryer punime në tarracë .

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.