ISHP jep disa këshilla të rëndësishme për përdorimin e maskave

77

A duhet të mbaj maskë për t’u mbrojtur? Kjo është pyetja më e shpeshtë që shqiptarët bëjnë në këto kohë. Por ISHP sqaron se maska edhe në rastet kur mbahet duhet shoqëruar edhe me masat e tjera mbrojtëse, si larja e duarve dhe fytyrës.

Gjithashtu ISHP bën me dije se: Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).

“Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me koronavirusin e ri dhe keni simptoma të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me koronavirusin e ri (udhëtimi i fundit në Kinë dhe simptomat e frymëmarrjes). Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura)”, sqaron ISHP.

Ja se si duhet te? veproni për të vendosur dhe hequr maskën:

-Pe?rpara se te? vendosni maske?n, lani duart tuaja me sapun dhe uje? ose me nje? solucion me baze? alkooli.
-Mbuloni goje?n dhe hunde?n me maske?, duke u siguruar qe? te? pe?rshtatet mire? me fytyre?n tuaj.
-Mos e prekni maske?n gjate? vendosjes- ne?se e prekni, lani duart.
-Kur maska laget apo zbutet nga lage?shtira, ze?vende?sojeni ate? me nje? te? re dhe mos e pe?rdorni pe?rse?ri; ne? fakt ato jane? maska me nje? pe?rdorim.
-Hiqeni maske?n duke e kapur ate? nga llastiku dhe mos prekni pjese?n e pe?rparme te? maske?s.
-Hidheni menje?here? ne? nje? kosh te? mbyllur dhe lani duart.

Kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj!

-Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.

-Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike! Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm!

-Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes! Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre!

-Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë!

-Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave!

-Thërrisni menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse keni vështirësi në frymëmarrje.